Flamurtari kërkon të shkruajë përsëri historinë pas 11 vitesh

Flamurtari është një nga klubet historike në futbollin shqiptar, ndonëse në pesë sezonet e fundit luajti larg Kategorisë Superiore. Ulje-ngritjet e shumta në dekadën e fundit janë pasqyruar tek ecuria dhe trofetë e Flamurtarit. Trofeu i fundit që daton në Vlorë është ai i Kupës së Shqipërisë, sukses i cili u arrit në sezonin 2013-2014. Pra, u mbyllën 11 vite që kuqezinjtë nuk ngrenë trofe. Gjithsesi, Flamurtari po rikthehet me zhurmë të madhe në elitë e futbollit shqiptar dhe administratori Idrizi ka pohuar që tani që do të ndërtojë një ekip që të synojë të dy trofetë në sezonin 2025-2026. Gjatë historisë si klub, Flamurtari ka fituar një titull kampion, 4 Kupa të Shqipërisë, si dhe dy Superkupa.

sfidanti.al