Ribery surprizon: Në Kupën e Botës për Klube mbështes Boca-n

Bayern debutoi kundër Auckland City(e fituar me rezultatin e thellë 10-0) në Kupën e Botës për Klube dhe tani vëmendja është kthyer te ndeshja e dytë, kur skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany të përballet me Boca Juniors në një sfidë interesante me një shije të klasit botëror.

Ai që ndezi atmosferën ishte Franck Ribery, ish-ylli i Bayernit, i cili në një intervistë me FIFA-n zbuloi mbështetjen e tij të papritur për ekipin argjentinas: “Jam një tifoz i madh i Boca Juniors, i dua shumë. Shpresoj që një ditë të shkoj në Argjentinë, më pëlqen atmosfera atje. Dhe jam i sigurt se ata mund të fitojnë. Kanë një mentalitet të shkëlqyer dhe një shpirt fitues”.

Një deklaratë që ka shkaktuar diskutime në Gjermani, aq sa në rrjetet sociale disa tifozë të Bayern kanë vënë në diskutim faktin se Ribery është një legjendë e bavarezëve.

sfidanti.al