Fjalë për Man. Junajtidin, Kielini: Juventusi e pagoi Ronaldon me pikë!

Janë të humbura dhe që ndikuan në klasifikim derisa u dorëzua titulli i Serisë A tek Interi. Tek Juventusi, gjithnjë e më shumë yje po dalin kundër Kristiano Ronaldos, ndërsa ai ka kaluar tashmë tek Mançester Junajtidi. Njëri nga kapitenët, Xhorxho Kielini, deklaron se “ne e paguam me pikë momentin e largimit të tij, pasi ai mund të ishte larguar më parë”. “Nëse Ronaldo do të kishte qendruar ne do ta kishim shfrytëzuar praninë e tij, – vazhdoi Kielini, – por, ai ndoshta ka menduar më shumë për të tanishmen sesa për të ardhmen. Ai ka shënuar shumë gola për ne 3 vitet që ishte këtu”. Më herët, Leonardo Bonuçi deklaroi se “pa Ronaldon ne luajmë më shumë si skuadër”. Të gjitha këto fjalë ndoshta janë edhe për Mançester Junajtidin, ku Ronaldo është kritikuar këto kohë pavarësisht se ka shënuar disa gola vendimtarë si ndaj Njukasëllit, Uest Hemit, Vijarrealit dhe Atalantës.

Sfidanti.al