Zhoan Laporta sfidoi yjet e ekipit të tij që të nisin një Erë të re të suksesshme, tashmë pas largimit të Lionel Mesit. Këto ishin fjalët e presidentit katalanas që deklaroi se nuk ishte faji i argjentinasit që gjithcka përfundoi keq, as i klubit, por i drejtuesve të mëparshëm që lanë një gjendje financiare jashtëzakonisht të vështirë. Githsesi, epoka e re po nis me damkën se periudha e dytë e Laportë si president është një dështim që tani, dhe se klubi do të humbasë menjëherë 400 milionë euro si pasojë e largimit të Mesit, që ishte magneti kryesor i tërheqjes së parave në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al