Kur duhen edhe 2 ditë Olimpiadë, Kina kryeson për medaljet e arta!

Diferenca nuk ndryshoi sot dhe dy gjigandët u  paraqitën thuajse njësoj, të paktën  përsa i përket titujve olimpike. Kina dhe SHBA nuk u shkëputën dot nga njëra-tjetra, domethënë as nuk u larguan dhe as nuk  u afruan. Kina kryeson renditjen e medaljeve të arta me 36 të tilla ndaj 31 të SHBA-së, ndërsa në total amerikanët kanë 98 medalje ndaj 79 të kinezëve. Një epërsi në  numrin e përgjithshëm, ndonëse zyrtarisht renditja olimpike përcaktohet nga të artat. Të shohim nëse do të ketë ndryshim në 2 ditët që vijnë, ndërsa SHBA ka shanse në volejboll, por edhe në disiplina të tjera.

Sfidanti.al