Është kandidati kryesor për të artën, dhe bashkë me djemtë mund t’u japin amerikanëve edhe dy të arta. Flasim për ekipin e basketbollit të femrave të SHBA-së, që arriti finalen olimpike pas fitores bindëse ndaj Serbisë, 79-59. Vajzat amerikane nuk e diskutuan fitoren përballë ballkanaseve, që gjithsesi ruajtën nderin e vendit të tyre pasi skuadra e meshkujve u eleminua pa arritur dot as në Tokio. SHBA do të luajë në finale ndaj Japonisë vendase që është e papritura e turneut olimpik të koshit. Japonezet mundën Francën e fortë me shifrat 87-71, pra e treguan veten të denja për finalen, ndonëse vështirë se mund të përballojnë amerikanet.
Sfidanti.al