Tomas Tuchel po bëhet gati për të nisur punën me Anglinë dhe menjëherë i ka vendosur vetes si qëllim rikthimin në Kombëtare të tri lojtarëve, të cilët kanë përfunduar në periferi të projektit edhe pse kanë shumë eksperiencë. Vetëm trajneri gjerman ka pranuar se Anglia nuk mund t’i lejojë vetes që të mos shfrytëzojë kapacitetin e tri lojtarëve siç janë Rashford, Stërling dhe Uajt. Sipas gjermanit si fillim do të bisedojë me mbrojtësin e djathtë të Arsenal, i cili u largua nga Kombëtarja gjatë Botërorit “Katar 2022” për arsye, të cilat ende nuk janë bërë publike. Tuhel shpreson në rikthimin e 27-vjeçarit duke parë se në atë pozicion Kajl Uoker po gjendet në vështirësi. Fushatën e Eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, Anglia e nis pikërisht me Shqipërinë dhe sipas stafit të përfaqësueses së “Tre luanëve” Tuhel do të debutojë pikërisht në këtë takim pasi në program nuk ka asnjë miqësore pasi nuk ka data të lira nga FIFA.
Eleminatoret, Anglia rikthen emrat me peshë
sfidanti.al