Në vitin 2011, Roman Abramoviç pranoi të paguante 15 milionë euro për të marrë trajnerin Andre Vijas Boas nga Porto, edhe pse aventura e tij tek Çelsi nuk qelloi fatlume. Gjithsesi, në atë mënyrë u vendos një rekord transferimesh për teknikët, e tani ky rekord po thyhet madje dyfish. Lajpcigu i ka vendosur vlerën 30 milionë euro kartonit të Julian Nagelsmanit, trajnerit të ekipit të parë që ka kontratë me klubin deri në 2023. Ai nuk ka klauzolë transferimi, ndaj edhe Lajpcigu mund të vendosë çmimin që dëshiron. Nagelsmani është objektiv i Bajernit, i cili rrezikon të humbasë Hansi Flikun, por nuk dëshiron të mbetet pa një alternativë serioze për stolin.
Sfidanti.al