Pas gafës së Atletikos, në La Liga mbeten edhe 5 finale, por Barça ka 6!

Një gabim i rëndë që mund t’i kushtojë tashmë titullin, dhe trajneri Diego Pablo Simeone e merr fajin mbi vete. “Diçka po e bëj keq, – tha ai, – kjo kuptohet”. Gjithsesi, as autokritika nuk ndihmon pasi Atletiko e Madridit mbetet në 73 pikë në 33 ndeshje të La Ligës, ndaj 71 të Barcelonës që ka luajtur 32. Për më tepër, me sfidën direkte në “Kamp Nou”. Kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim, Atletiko ka 73, Real e Barcelona nga 71 dhe Sevilja 70 pikë, ndërsa kalendari për secilën nga pretendentet është ky:
Atletiko Madrid
Elçe (j), Barcelona (j), Sociedad (b), Osasuna (b), Vajadolid (j)
Real Madrid
Osasuna (b), Sevilja (b), Granada (j), Bilbao (j), Vijarreal (b)
Barcelona
Granada (b), Valencia (j), Atletiko (b), Levante (j), Selta (b), Eibar (j)
Sevilja
Bilbao (b), Real Madrid (j), Valencia (b), Vijarreal (j), Alavesh (b)
Sfidanti.al