Rojsi dhe trajneri Terziç për Halandin: Vërtet e ka kokën larg nesh?!

Sulmuesi norvegjez ishte i papërmbajtshëm për Dortmundin ndaj Volfsburgut, duke shënuar dy gola në fitoren 2-0, madje duke vrapuar 50-60 metra në njërën nga rrjetat. Pas fitores që e afroi Borusian me zonën Champions, kapiteni Marko Rojs e lavdëroi Halandin. “Ai ishte shumë i vlefshëm për ekipin, – tha sulmuesi, – sërish ia doli, edhe pse javët e fundit nuk ka pasur shumë fat. Ne jemi në fazë të mirë, ishim të dënuar për të fituar. Duam që të jemi në Champions”. Trajneri i Dortmundit, Edin Terziç, bën shaka duke pyetur: “Mos vallë mendoni se me kokë Halandi është larg nesh?”

Sfidanti.al