Nuk besohet se ka rast tjetër në botë të ngjashëm me këtë gjermane 23-vjeçare. Selinë Vagner luan për skuadrën e ligave rajonale, SV Gëtelborn, por ajo nuk e ka stomakun që nga gushti i vitit të kaluar. Ajo nuk ishte e sëmurë, por operacioni u bë për parandalim, sepse ajo kishte trashëguar gjenet e paraardhësve të saj që kishin vuajtur nga kanceri në stomak. Tre vjet më parë, një gjë të tillë u detyrua ta bënte nëna e saj. Operacioni zgjati 7 orë, dhe pyetja e parë që bëri Selina pasi i doli narkoza ishte: “A mund të luaj më futboll?” Ajo e dha vetë përgjigjen kur doli në fushë 4 javë më vonë dhe pasi e mori veten luajti disa ndeshje. Selina thotë se mund të luajë, ndonëse lodhet më shpejt dhe duhet të marrë suplemente ushqimore dhe vitamin B12.
Sfidanti.al