Dinamo dhe Egnatia kanë siguruar një ecuri të suksesshme në Conference League, e cila ka sjellë përfitime të ndjeshme financiare. Deri tani, Dinamo ka arkëtuar rreth 1.4 milionë euro nga shpërblimet e UEFA-s, pa përfshirë të drejtat televizive.
Turi i parë solli 150 mijë euro, ndërsa kalimi në çdo fazë shtoi nga 175 mijë, me turin e dytë që shtoi edhe 350 mijë euro dhe i treti 550 mijë. Një tjetër kualifikim ndaj Hajdukut të Splitit do i garantonte klubit 175 mijë euro të tjera, plus 750 mijë euro të sigurta për fazën play-off.
E njëjta skemë shpërblimi vlen edhe për Egnatian, që e nisi rrugëtimin nga Champions League dhe tashmë përballet me Olimpija Ljubljana-n. Klubi nga Rrogozhina synon kalimin në play-off dhe ëndërron pjesëmarrjen në grupet e Conference League.
Në këtë mënyrë, të dy klubet shqiptare po përfitojnë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik.
sfidanti.al