Etrit Berisha ka “rilindur” te Hacken në Suedi, aty ku u transferua pak muaj më parë.
Portieri ka qenë vendimtar në kualifikimin e skuadrës në turin e tretë të Europa League ndaj Anderlecht, duke pritur një penallti dhe realizuar një tjetër.
Pas këtij suksesi, klubi ka vendosur të rinovojë kontratën e tij deri në verën e vitit 2027.
Shpërblim i rëndësishëm për gardianin kuqezi, që ndihmoi Hacken të fitonte edhe Kupën e Suedisë, e cila i kualifikoi ata në Europë në fund të sezonit.
sfidanti.al