Çuni transferohet te Sampdoria

Marvin Çuni rikthehet në Itali. Sulmuesi është transferuar te skuadra e Sampdorias, e cila militon në Serie B. 24-vjeçari është huazuar nga Rubin Kazani, por ekipi italian ka të drejtë blerjeje. 2 milionë euro do të kushtojë kartoni i sulmuesit shqiptar nëse Sampdoria shfrytëzon të drejtën e blerjes. Kujtojmë se Çuni u transferua te Rubin Kazan në merkaton e dimrit nga Frosinone, por pa arritur të lërë shenjë.

sfidanti.al