Dhunoi të fejuarën por në Spanjë e presin si hero. Talenti i Man. United përfundon te Getafe

Largohet nga Manchester United si kriminel, pritet në Spanjë si personalitet. Mason Greenwood transferohet te Getafe në orët e fundit të merkatos së verës duke mbyllur një kapitull shumë të vështirë të jetës së tij. Talenti 21-vjeçar që u shkarkua nga Manchester United për shkak të akuzave të rënda për dhunë ndaj të dashurës, bashkohet me modestët e Getafes në formë huazimi.

Klubi iberik e ka huazuar dhe do të paguajë një pjesë të rrogës së sulmuesit. Greenwood nuk është i dënuar në Angli pasi pak javë më parë denoncuesja e tërhoqi akuzën por ky veprim nuk e bindi Man. United ta mbante lojtarin në skuadër. E ndërkohë që klubi njoftoi mbërritjen e tij, një grup tifozësh nisën festën jashtë stadiumit që ndodhet në periferi të Madridit.