Jose Mourinho e ka me arbitrat por nuk flet në fund të ndeshjes dhe ka një arsye të fortë

Ndeshja ndaj Milanit, në optikën e gjykimit të Jose Mourinhos, u kushtëzua nga vendimet e arbitrave. Sipas trajnerit portugez të Romës, penalltia e dhënë në favor të kuqezinjve pas ndërhyrjes të portierit Rui Patrizio ndaj Loftus-Cheek, nuk ishte na limitet e një 11-metërshi.

Pasi protestoi me gjeste nga pankina, për të evituar një dënim tjetër, ai vendosi të mos fliste përpara kamerave duke e përtypur zemërimin në heshtje. Portugezi i nisi dy javët e para të sezonit nga tribuna për shkak të një dënimi të marrë në fund të sezonit të kaluar ndërsa për protesta ndaj arbitrave është dënuar edhe nga UEFA pas finales së Europa League sezonin e kaluar.