Braziliani i stolit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e pranon që sfida me Republikën Çeke është vendimtare për rrugëtimin e skuadrës në eleminatoret e Euro 2024. Në konferencën e shtypit ai foli për shumë tema por fillimisht u ndal te forma e dobët që po kalojnë dy portierët titullarë ndërsa bëri një koment edhe për mungesën e emrave nga futbolli vendas.
“Nuk është momenti më i mirë për portën tonë me Berishën dhe Strakoshën. Ne kemi besim si te Berisha dhe Strakosha sepse kanë shumë eksperiencë.
Kemi mbulimin e duhur në të gjitha repartet dhe kemi gjithashtu nivelin e duhur. Bëhet fjalë për lojtarë me eksperiencë dhe që janë aktivizuar rregullisht. Vështirësia është shumë e madhe ndaj dy rivalëve shumë të fortë. Në Çeki duhet të luajmë sa më fort dhe të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Ne luajmë shanset tona dhe nuk ka rëndësi nëse e mbajmë ose jo topin. E rëndësishme është që të marrim maksimumin nga këto dy ndeshje. Strategjia jonë nuk do të ndryshojë në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve. Objektivi është kualifikimi por tani duhet të luajmë fort për të shkuar në tetor me asistin në këmbë për t’u kualifikuar. Të gjithë lojtarët që kam grumbulluar janë entuziastë dhe në këto dy ndeshje duhet të shkojmë me bindje dhe seriozitet e jam i bindur se vetëm kështu mund t’ia dalim
Llogaritë duhet t’i bëjmë në nëntor. Në këto momente të gjitha forcat tona duhet të përqëndrohen te Çekia që ka një skuadër të fortë me lojtarë shumë të mirë. Janë 90 minuta dhe ne mund të shkojmë aty e të luajmë një ndeshje të mirë e mund të marrim pikë por unë kam bindjen që duhet të fitojmë sepse vetëm një sukses do ta na jepte bindjen për të shkuar me optimizëm në nëntor. Duhet dhe mundemi të fitojmë. Kampionati shqiptar ka lojtarë të rëndësishëm por ne thjesht menduam që nuk është momenti i duhur për t’i thirrur. Unë nuk nisem nga fakti nëse luajnë në Shqipëri ose jo. Në listë janë 51 emra dhe shpesh herë shumë prej tyre duhet të jenë në pritje. Hardoj, Rapaj, Sheri apo Kasa janë gjithmonë në vëmendjen tonë”.