Disiplina nuk detyroi vetëm Tiranën për të paguar detyrimet e prapambetura të Dajës dhe Hasanit sepse një klub tjetër i Kategorisë Superiore duket se ka probleme me borxhet. Në epokën e investimeve të trumbetuara me të madhe, ka klube që nuk paguajnë lojtarët dhe bëhet fjalë për stema të fuqishme si Tirana apo së fundmi edhe Skënderbeu.
Komisioni i Disiplinës njoftoi të enjten se ka pranuar kërkesën e ish-sulmuesit, Dejvi Bregu për dështimin e ekzekutimit të vendimit ndaj detyrimeve që klubi korçar ka ndaj lojtarit. Skënderbeu ka një afat prej 30 ditësh për të shlyer Bregun, ndërkohë që zbulohet se bëhet fjalë për një borxh prej rreth 27 mijë eurosh. Për këtë detyrim është marrë vendim nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF më 10 qershor të vitit të kaluar.