Gjatë orëve të fundit të merkatos së verës në La Liga, lëvizja më e madhe ishte ajo e Joao Felix nga Atletico Madrid te Barcelona. Transferim i bujshëm që mund të konsiderohet edhe si kundërpërgjigja e katalanasve ndaj Realit që finalizoi muaj më parë Bellingham.
Klubi katalan arriti marrëveshjen me Atleticon për transferimin e tij në “Camp Nou”. Portugezi nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.
Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League. Felix rrezikoi gjithçka me qëndrimi e tij të palëkundur, porn ë fund iu plotësua dëshira për të veshur fanellën “blaugrana”, falë edhe mbështetjes së Joan Laportas dhe marrëdhënies së tij të ngushtë me menaxherin Jorge Mendes.