Gjithnjë është theksuar se fiksimi i portugezit ka qenë suksesi në garën më të madhe të klubeve në Europë. Liga e Kampionëve është bërë “marka” për Kristiano Ronaldon, që e ka fituar 5 herë me dy klube në karrierë, Mançester Junajtid (1) dhe Real Madrid (4). Gjithsesi, CR7 thekson se trofeu më i rëndësishëm në karrierën e tij nuk ka të bëjë me skuadrat e klubeve.
“Titulli kampion i Europës me Portugalinë në 2016 është titulli më i madh që kam fituar ndonjëherë, – shprehet 36-vjeçari në prag të finaleve të Europianit, – jemi shumë krenar që e sollëm trofeun në atdhe, ishte një emocion shumë i fuqishëm. Do të ishte e pabesueshme nëse do të arrinim ta fitonim përsëri, por kjo është ambicia jonë. Rivalët janë shumë të fortë, por do të bëjmë maksiumin tonë”. Pavarësisht shkëlqimit me klubet, trofeve të shumë dhe 777 golave të shënuar në total, Kristiano ka një vend special në zemrën e tij për kombëtaren e Portugalisë. Ai ka luajtur 173 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 102 gola, duke qenë 7 gola larg rekordit botëror që mbahet nga Ali Daei i Iranit.
Sfidanti.al