Dikur, në kohën e kaluar në Shqipëri, përdorej shpesh metoda që dy njerëz të familjeve që ishin në gjak (sidomos në Veri të vendit) vendoseshin në një vend pune, madje për të punuar sa më pranë njëri-tjetrit. Tashmë, një gjë të tillë po e bën trajneri i Francës, Didie Deshamp, pasi ktheu në kombëtare Karim Benzemanë. Deshampi e di se raportet mes Benzemasë dhe Olivie Zhirusë nuk kanë qenë të mira, por pikërisht për këtë arsye, ai i caktoi të uleshin pranë njëri-tjetrit në kohën e ngrënies në Qendrën e ekipeve kombëtare në Klerfonten (Clairfontaine). Benzema vitin e kaluar deklaroi se “unë jam si një makinë e Formula 1, ndërsa Zhiru është si një makinë go-kart, nuk pret dot gjëra spektakolare nga ai”. Duket se dy lojtarët e kanë lënë mënjanë mërinë, por Deshampi dëshiron të jetë i sigurt dhe ka imponuar rregulla të forta në kombëtare.
Sfidanti.al