Ç‘është kjo e qeshur e presidentit Demi me “lojën” e ekspertëve

E gjeni dot se cili i ka thënë këto fjalë  : “Sa herë që dëgjoj ekspertët që komentojnë lojën e Partizanit, më vjen për të qeshur!” Dora vetë presidenti i Partizanit, Gaz Demi,  që ka gjithë arsyet e botës për të qënë i lumtur, por edhe i sinqertë në ato që thotë pas triumfit në Derbi me Tiranën. Përse i vjen për të qeshur presidentit me ekspertët që komentojnë lojën e “demave”?   Nuk dihet tamam ku fshihet  thumbi i fjalëvve të tij, veç për të zgjidhur këtë  enigëm , na ndihmon edhe sjellja e paqëndrueshme e Partizanit në javët e fundit.

Na duket sikur kemi përjetuar dy Partizanë, një  i pabukur dhe i dorëzuar pa pikë gajle   me Skënderbeun dhe një tjetër,mëse  i besueshëm, pa maskë në lojë, dominues  me Tiranën për të zaptuar    çdo çmim fitoren.  Ka të drejtë që qeshet presidenti Demi  kur ekspertët e gjorë arrrijnë në përfundimin  se  një fitore në Derbi vlen sa vetë jeta në një kampionat  ! Gati sa nuk thuhet se  kur sundon  derbin, je futur në  një kishë që fal të gjitha mëkatet! Pra, në djall të shkojnë ndeshjet  që të bëjnë për të “qeshur” me Skënderbeun dhe Apoloninë…

Sfidanti.al