Emri i Sergio Agueros është ndër më të lakuarit së fundmi në ambientet e Barcelonës. Agjenti i tij Hernan Reguera ia ofroi kartonin e argjentinasit kandidatëve për president të Barcelonës, Laporta, Font dhe Freixa. El Kun që hyri në futbollin evropian nëpërmjet La Liga duke luajtur për Atletico Madrid, është drejt mbylljes së kontratës dhe ëndërron të veshë fanelën e Barcelonës për të luajtur bashke me Messin. Në 2014 ishte shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre, por Zubizareta në fund vendosi të sjellë në Camp Nou Luis Suarez.
Në një nga takimet e tij të radhës në rrjetet sociale, Aguero preferoi të frenojë euforinë kur e pyetën për të ardhmen e tij. ‘Të gjithë shkruajnë Barça, Barça, Barça. Të presim pak. Jemi ende te Manchester City-ishte përgjigjja e Agueros.
Blerja e mundshme e Agueros mund te shkaktojë përplasjet e para mes Laportes dhe Koeman. Holandezi pretendon prej 1 viti blerjen e Memphis Depay, që ashtu si Aguero, po shkon drejt mbylljes së kontratës me Olympique të Lyonit
Sfidanti.al