Ju kujtohet Gabigol? Një sezon te Interi(2016/2017) pa lënë gjurmë, 30 milionë Euro të shpenzuara për…1 gol në vetëm 10 ndeshje të luajtura. Sulmuesi, që tani është në radhët e Flamengos ka hyrë në telashe. Gabriel Barbosa, kështu është emri i vërtetë i Gabigol, u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës sepse mori pjesë në një festë së bashku me rreth 200 persona të tjerë në një kazino klandestine në jug të Sao Paulos dhe kjo në mes të pandemisë coronavirusit dhe me shtetrrethimin e vendosur nga qeveria braziliane.
Portali TyC Sports ishte ai që publikoi lajmin për arrestimin e Gabigol që u dërgua në një rajon policie bashkë me të gjithë personat e tjerë që ishin të pranishëm në kazino ku përfshihej edhe këngëtari i njohur i muzikës funk MC Gui. Ata u identifikuan dhe më pas u liruan, por rrezikojnë që të akuzohen për krim kundër shëndetit publik.
Sfidanti.al