Arsenal mori një fitore të rëndësishme këtë të diel në derbin londinez me Tottenhamin 2-1 dhe këtë e bëri pa njeriun gol të tij, Pierre Emerick Aubameyang. Kjo bëri që të ishte Lacazette pika e referimit për Topcinjtë në një ndeshje ku kjo fitore i duhej që ata të kishin ende shanse për një vend në zonën evropiane në Premier League.
Rezultoi një surprizë mungesa e Aubameyang në këtë ndeshje të rëndësishme, por Mikel Arteta shpjegoi se përse sulmuesi nuk ishte në fushën e lojës sigurisht pa i dhënë të gjitha detajet
Arteta theksoi se Aubameyang do të ishte në stol për ndeshjen me Tottenhamin për arsye disiplinore por duke shtuar se nuk do të jepte më shumë detaje. Mediat në Britani i bënë jehonë këtij lajmi dhe filluan të hetonin këtë histori. Sipas ‘The Athletic’ dhe Sky Sports shpjegojnë se Aubameyang shkoi vonë në stërvitjen përpara ndeshjes dhe se Arteta veproi për të ruajtur regjimin normal në brendësi të skuadrës. Spanjolli tha se kjo cështje do të zgjidhet brenda ekipit, por e ndëshkoi sulmuesin kryesor të Arsenalit në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Sfidanti.al