Broja: Ka shumë presion por jam i emocionuar për golin

Armando Broja realizoi gol në ndeshjen e FA Cup, ku Chelsea triumfoi pastër 4-0 ndaj Preston. Sulmuesi shqiptar është ndalur për mikrofonat e BBC, për të dhënë mendimin e tij pas ndeshjes. “Ishte një shfaqe e bukur. Luftuam pak në pjesën e parë për të gjetur golin, por edhe kundërshtarët po mbronin mirë. Pastaj bëmë ndryshime dhe goli i parë e hapi ndeshjen. Në fillim e patëm shumë të vështirë për t’i thyer. Ne jemi një skuadër shumë e re, të gjithë e dinë këtë. Kemi një ekip krejtësisht të ri me shumë lojtarë të rinj. Përpiqemi të lidhemi së bashku dhe është mirë ta ndërtojmë këtë gjë për shumë vite në vazhdim. Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi shpatullat kur presin të shënosh çdo ndeshje. Mundohem t’i lë ditët e këqija të kalojnë dhe të shikoj përpara për ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira. Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që shënova atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë të tjera në të ardhmen”, – tha ai.

sfidanti.al