Berisha surpriza e madhe e Sylvinhos

Medon Berisha ishte surpriza e madhe e listës së Sylvinhos në Euro2024. Mesfushori i Lecces, ndonëse nuk kishte luajtur asnjëherë më parë me skuadrën e parë, u bë pjesë e listës së brazilianit për në finalet e europianit. Kapiteni i skuadrës U21-të Shqipërisë bëri dhe debutimin e tij me skuadrën e parë në ndeshjen me Spanjën, duke u bërë dhe lojtari më i ri i Shqipërisë që luan në finalet e një turneu madhor për kuqezinjtë.  Berisha zbriti në fushë në moshën 20 vjeç 8 muaj e 3 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një europian për Shqipërinë. Ai dhe Mitaj konsiderohen si ndër lojtarët me të ardhme te Shqipëria dhe aktivizimi i tyre që në këtë moshë në një event kaq madhor, është një shenjë e madhe besimi, që pritet të shpërblehet në të ardhmen.

sfidanti.al