Frikë te “Copa America”, arbitri anësor humbet ndjenjat në fushë

Momente frike dhe ankthi gjatë ndeshjes Peru-Kanada, e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në “Copa America 2024”. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, arbitri anësor Humberto Panjoj është ndier keq dhe i ka rënë të fikët nga vapa e tepërt.Portieri kanadez Maxime Crepeau ndërhyri menjëherë, madje para se të lajmëronte arbitrin Mario Escobar për t’i tërhequr vëmendjen. Panjoj u largua me barelë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga gjyqtari i katërt.

sfidanti.al