Bashkia e pushtetit, futbolli i…FSHF-së

Shkodra, jo vetëm qyteti si njësi gjeografike e politike por edhe ajo futbollistike është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit. Fitorja e Benet Becit ka rritur intensitetin e investimeve të pushtetit qëndror ndaj kryeqëndrës së veriut dhe deri këtu nuk ka asnjë anomali nëse nuk do të ishte edhe për interesin e rritur të kreut të FSHF-së, Armand Duka i cili ka rritur intensitetin e vizitave në Shkodër e me siguri nuk është thjesht për arsye kulinarie.

Në Shkodër e kanë gatuar përherë me shije peshkun krap por këtë herë “tifozi numër 1 i Vllaznisë”, siç e ka deklaruar disa herë veten Duka, po ekspozon kuqeblutë si skuadrën e “preferuar” të tij. Gjatë dekadave të fundit, ndjekësit e futbollit në vend e dinë shumë mirë se aty ku gatuhet më mirë, me shumë mundësi shkon edhe titulli kampion, por gjithsesi le të qëndrojmë në korsinë e hamendësimeve . Sepse askush nuk ka provuar të kundërtën. Gjithsesi, statistikat janë të ftohta dhe flasin qartë se vizitat e kreut të FSHF-së, rrallëherë nuk godasin në shenjë…

 

Nga Pirro Bardhyli