Ansu Fati nuk pranon largimin nga Barcelona edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Brighton në Premier League me anë të formulës së huazimit.
Pasi gjithçka ishte gati për prezantimin në momentin e fundit situata u bllokua pasi talenti i katalanasve kërkon kohë për të bërë zgjedhjen e duhur.
Situatë e komplikuar në Katalonjë ku nuk kanë mundësi të bëjnë merkato nëse i riu spanjoll nuk largohet për të lenë një vend të lirë. Në ndjekje të tij janë edhe Atletico Madrid e Tottenham, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe Barcelona të bëjë një hap pas e ta mbajë në grupin aktual.