19 vite me fanellën dhe 280 gola të shënuar nuk mjaftuan që Harry Kane ai të trajtohej si legjendë. Klubi i Tottenham i dërgoi një e-mail duke i bërë me dije se do të ishte “e papërshtatshme” që ai të kthehej për të përshendetur shokët e skuadrës me të cilët ka luajtur gjatë viteve të fundit.
Tabloidi “The Sun” shkruan se menjëherë pasi në qëndrën stërvitore u mësua lajmi për largimin zyrtar të golashënuesit më të mirë të klubit të bardhë, ai u largua menjëherë nga ambjentet pa pasur mundësi të takohej as me shokët e skuadrës. “Daily Telegraph” shton gjithashtu se ai nuk është lejuar madje as të marrë sendet e tij personale të cilat ia dërgoi klubi me postë.
Harry Kane u transferua te Bayern Munchen për rreth 120 milionë euro pas këmbënguljes së gjatë të klubit bavarez që mbylli marrëveshjen duke paguar shumën rekord në historinë e gjermanëve.