Në dy ndeshje zyrtare të këtij fillim-sezoni, Kristjan Asllani nuk ka regjistruar asnjë minutë me fanellën e Interit çka paralajmëron strategjinë e trajnerit Inzaghi për mesfushorin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë, klubi planifikon largimin e shqiptarit që po kërkohet me ngulm nga Sassuolo.
Në krhun tjetër, emiljanët mund të largojnë Maxime Lopez në drejtim të Milanos dhe Interi i ka propozuar Sensin, por Sassuolo synon të marrë në këmbim 22-vjeçarin shqiptar. Në bisedimet me Sassuolon është diskutuar për një këmbim kokë më kokë por edhe për një formulë huazimi ndërsa klubi emiljan ka refuzuar opsionin Sensi. Vendimi final do të merret ditën e sotme, por e sigurt është që edhe vetë lojtari kërkon të ndryshojë ambjent sa më shpejt.