Asllani merr një mesazh të fortë nga Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ishte protagonist në triumfin 2-1 që Interi arriti në shtëpi ndaj Salcburgut, në duelin e tretë të grupeve të Champions. Mesfushori turk realizoi golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64-t, duke i siguruar 3 pikë të arta zikaltërve.  Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Mediaset Infinity”, Çalha foli edhe për Kristjan Asllanin, duke e konsideruar mesfushorin shqiptar si vëlla, teksa u shpreh se Asllani dëshiron të luajë, por ka nevojë për durim. 

“Nuk është e lehtë, por Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”.