Ronaldo, dy gola në Ligën e Kampioneve

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj ekipit nga Katari, Al-Duhail në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë. Po luhej minuta e 61-të e ndeshjes kur Ronaldo bëri një goditje fantastike nga jashtë zonës shënoi për ta trefishuar epërsinë e ekipit të tij Al-Nassr. Në minutën e 81-të ai shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Al-Nassr. Pas kësaj ndeshjeje Ronaldo shkon në shifrën e tre golave të shënuar në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndërsa në Ligën Saudite deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

sfidanti.al