Rasti Mergjyshi, kur trajneri humbës shkarkon fituesin !?

Më mirë të jesh humbës apo fitues? Në futbollin tonë, ku një zot e di se cila lakmohet më shumë në disa momente “speciale”, ka fitore që shkaktojnë largimin e trajnerit, por ka edhe humbje që e “konsolidojnë” trajnerin.  Ja, për shembull, një nga trajnerët më të njohur, aktualisht  zyrtari i liçensave në FSHF, por  që u qan hallin trajnerëve në ekran në rolin e specialistit, Sulejaman Starova , është shkarkuar nga Tirana.. sapo u shpall kampion. Kur e pyetën atëherë, Starova komentoi me ironi: “ Ndofta  bëra gabim që e çova ekipin drejt titullit..”

Ndryshe nga e gjithë bota e futbollit,  tek ne ndodh “mrekullia” që trajneri humbës shkarkon trajnerin fitues! Rasti i fundit, lidhet me fatin e trajnerit Artan Mergjyshi në Vorë, kur sapo fitoi ndeshjen pak dite me pare,  qe e mban lidhur me vallen e play-ofit Vorën, e larguan pa një pa dy !

Pale kur thonë atë fjalinë e “artë” se palët e gjetën gjuhën dhe u ndanë në mirëkuptim. Histori që përsëritet e përsëritet si një rreth vicioz sepse hallet e futbollit në Shqipëri janë po ato, nuk kanë rëndësi vitet, 1990 apo 2023.

Sfidanti.al