Apolonia mbetet pa trajner

Apolonia do ta nisë vitin 2024 pa trajner. Përveç merkatos së janarit ku duhet të afrojë lojtarë për të përforcuar ekipin, tashmë klubi fierak duhet të kërkojnë edhe për një trajner. Sipas shtypit të shkruar, Yeray Rodriguez ka dhënë dorëheqjen nga detyra i tij. Ai nuk do të jetë më në krye të pankinës së fierakëve. Mesa duket, ajo që e ka bërë Rodriguezin të ndërmarrë këtë vendim janë rezultatet jo të mira që Apolonia ka marrë deri më tani.

Kujtojmë që fierakët pas 16 javësh kampionat renditen në vendin e pestë me 26 pikë të grumbulluara. Plot 13 pikë është diferenca e tyre me Bylisin kryesues. Tashmë drejtuesit janë vënë në lëvizje për një “timonier” të ri që të marrë në dorë frenat e ekipit për gjysmën tjetër të sezonit.

sfidanti.al