A mundet që ky Dortmund të bëjë ndonjë sfidë ndaj Bajernit?!

Për momentin, Borusia është aty, në vendet e sipërme fare, pavarësisht kapitullimit të pabesueshëm ndaj Verderit në vetëm pak minuta. Për cilindo specialist apo gazetar është e vështirë të thotë me gojën plot se Dortmundi është sfidues i Bajernit në Bundesligë, ndërsa mund të mos e merrnin seriozisht. Gjithsesi, skuadra gjermane e trajnerit Terziç ka mjaft talent dhe ka stol, madje edhe kur e godasin dëmtimet. Fitorja 1-0 ndaj Hofenhajmit u cilësua e vështirë, por gjithsesi e ngjiti në kuotën e respektueshme të 12 pikëve në 5 ndeshje, ndërsa rivalët e tjerë janë pikërisht Bajerni, por edhe Unioni i Berlinit.

Verdhezinjtë kishin kaq shumë dëmtime, si Adejemi, Dahud, Gerrero, Malen apo Haler që është i sëmurë. Trajneri Terziç mbajti në stol lojtrë si Zyle, Mukoko, Rejna apo Hazar, ndërsa formacioni ishte mjaft interesant. Goli i vetëm u shënua nga “kapiteni fantastik”, Marko Rojs, dhe Dortmundi ndoshta do të transformohet në pretendent.

Dortmundi (4-2-3-1): Kobel, Mënier, Humels, Shloterbek, Volf (Zyle), Belingham, Ëzxhan, Binou-Gitens (Hazar), Rojs (Mukoko), Brant (Rejna), Modeste.

Sfidanti.al