Tirana mbetet me borxhe, Hasani e Daja presin paratë, përndryshe mendon…FSHF-ja

Tirana duhet të paguajë borxhet ndaj ish-lojtarëve të saj, një sindromë e vjetër që vazhdon të shkaktojë probleme për xhepat e presidencës e klubit. Të fundit në radhë janë dy ish-mesfushorë.

Bardheblutë nuk i kanë shlyer deri në fund detyrimet që ka ndaj ish-mesfushorëve, Edon Hasani dhe Asion Daja e në këtë mënyrë urdhërohet që ta bëjë një gjë të tillë brenda 30 ditëve.

Komisioni i Disiplinës në FSHF paralajmëron klubin bardheblu për të likujduar sipas të gjitha kushteve lojtarët e sipërpërmendur, të cilët kanë fituar të drejtën nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.