Shtohen “rivalët” e Brojës, Poçetino kërkon talentin e Mançester Siti

“Bomberi” shqiptar, Armando Broja është gjithnjë e më parë rikthimit në fushën e blertë, pas atij dëmtimi katastrofik të dhjetorit të kaluar, mirëpo pavarësisht kësaj, “blutë” e Çelsit, duket se nuk kanë të ndalur në sjelljen e lojtarëve të rinj sulmues në ekip. Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, tekniku Mauricio Poçetino nuk është i “lumtur” me transferimet e bëra deri më tani dhe kërkon të sjellë në “Stamford Bridge”, talentin e sulmit të Mançester Siti, Kol Palmer.

Talenti 21-vjeçari ka impresionuar jo pak futbolldashësit si në Superkupën e Anglisë dhe në atë të Evropës, ku arriti të shënojë nga 1 gol në secilën ndeshje, duke “eklipsuar” totalisht “vikingun” e sulmit, Erling Haland. Palmer pëlqehet shumë nga tekniku Poçetino, i cili e kërkon me çdo kusht në skuadrën e tij dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, klubet kanë nisur negociatat mes tyre, mirëpo ende nuk dihet nëse gjithçka do të shkojë mirë apo jo.

 

sfidanti.al