Ndodhi në 1958, në një Kupë të Botës si edhe tani. Në Suedi po luhej kampionati i 6-të i organizuar nga FIFA dhe njëri nga pretendentët kryesorë kishte bërë një gabim. Brazili kishte harruar të dërgonte listën përpara nisjes së turneut, dhe prandaj u detyrua të krijonte shpejt e shpejt një listë për t’u pranuar. Në këtë nxitim, fanela me numrin 10 i takoi një djaloshi 17-vjeçar, Pelesë, që në atë kohë njihej thjesht si një adoleshent me emrin Edson Arantes do Nashimento. Paraqitja e sulmuesit brazilian në atë Botëror ishte e tillë që fanela me numrin 10 u bë menjëherë e famshme dhe kështu nisi legjenda. Në këtë Kupë të Botës kemi disa 10-ta të shkëlqyera si Lionel Mesin dhe Kilian Mbapenë.
Sfidanti.al