Është pak e vështirë ta kuptosh 100 për qind, ndonëse me përvojën që patën verën e kaluar ndoshta patën të drejtë. Bordi drejtues i Realit të Madridit mesa duket e kanë ndarë mendjen që të kenë përparësi transferimin e Xhud Belinghamit në krahasim me atë të Kilian Mbapesë. Edhe pse ylli francez po cilësohet si më i madhi në botë me atë që po bën në këtë Botëror, sërish refuzimi i vjetshëm dhe nxjerrja bllof që i bëri presidentit Perez, e kanë detyruar Realin që të heqë dorë. Nuk do të ketë “çmenduri” për Kilian Mbapenë, por do të bëhet gjithçka për yllin ofensiv të Anglisë. Kjo edhe pse Belinghami do të ishte një operacion i shtrenjtë, deri në 300 milionë euro me rrogën dhe kartonin, por ai është 19 vjeç dhe shifrat në tregun e futbollit ka kohë që janë fryrë.
Sfidanti.al