Trajneri i Spanjës e ka shumë të qartë se çdo të thotë të kesh pjesën më të shtrenjtë të shpirtit të sëmurë. Jo më kot Luis Enrike humbi vajzën e tij të vogël pak kohë më parë për shkak të kancerit të kockave, ndaj edhe ai mendon për shumë më tepër gjëra sesa vetëm për futbollin. Lajmi është që Luis Enrike ka vendosur t’ia dhurojë të gjitha të ardhurat e tij nga platofrma Tuiç (Twitch) një spitali që merret me kurimin e fëmijëve në Barcelonë. Trajneri i kombëtares spanjolle ka 800 000 ndjekës në këtë platformë dhe 5 000 prej tyre janë me pagesë.
Sfidanti.al