Diferenca e moshës ekziston dhe dëmtimet ndihen. Deri më sot, numri 1 i padiskutueshëm tek Gjermania ka qenë Manuel Nojer dhe kjo histori ka shumë vite që ndodh, të paktën 1 dekadë. Gjithsesi, sot situata po ndryshon dhe mediat bavareze po shkruajnë se në kombëtare mund të zgjedhin Ter Shtegenin e Barcelonës përpara portierit të Bajernit. Këtë gjë e “përforcon” legjenda Lotar Mateus që thotë se trajneri Flik duhet të provojë Ter Shtegenin, apo ndoshta edhe Trapin e Frankfurtit ose Lenon e Fulhamit, dhe këtë për ta nxitur më shumë Nojerin.
Sfidanti.al