Vetëm Edin Xheko duket më i sakti, veçse duke qenë 37 vjeç (në mars) e duke qenë në fund të kontratës në qershor 2023. Për Interin ka “vranësira” të mëdha kur vjen puna për sulmin, pasi futbollistët kryesorë nuk po shkëlqejnë aspak. Romelu Lukaku ishte njëri nga zhgënjimet më të mëdha në këtë Kupë Bote, ashtu si edhe Belgjika e tij që u eliminua që në grup. Gjigandi i huazuar nga Çelsi ngjan me hijen e vetvetes, padyshim me hijen e atij që ishte në sezonin e titullit me Konten. Por, edhe Lautaro Martinez nuk është aspak bindës. Tek Argjentina po shkëlqejnë Mesi dhe Alvarez, po ashtu Di Maria kur nuk ka dëmtim. Për “Demin” nuk ka shumë vend, por edhe kur luan bën shumë gabime. E pra, trajneri zikaltër Simone Inzagi ka shumë gjëra për të menduar.
Sfidanti.al