Zidane para ndeshjes me Liverpool: Klopp, trajner i madh, nuk mendoj të kaluarën

‘Jurgen Klopp është një trajner i madh, ndërsa e kaluara nuk më intereson’. Kështu u shpreh Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit cdhe Liverpool, një sfidë që të sjell në mendje finalen e këtij kompeticioni të vitit 2018 mes Los Blancos dhe The Reds

‘Ai që ka rëndësi është kualifikimi dhe ajo që jetojmë sot, ndeshja e së martës-vijoi Zidane që foli edhe për gjendjen e Hazard-është e rëndësishme që Eden të jetë i qetë për rikthimin e tij, krejtësisht i shëruar. Herën e fundit nuk besoj se kthimi i tij në fushat e lojës ishte i nxituar’

Zidane foli edhe për racizmin pas akuzave për fyerje në drejtim të mbrojtësit të Valencias Diakhaby dhe ndërprerjen e ndeshjes mes Cadiz dhe Valencias me trajnerin e Realit që i përkufizoi këto incidente si të rënda. ‘Këto janë gjëra serioze-tha Zidane-nuk isha në fushë, kështu që nuk e di me saktësi cfarë ndodhi.por them vetëm këtë se përsa i përket racizmit duhet të kesh tolerancë zero’.

Sfidanti.al