Raiola dhe 70 milionë Eurot komision për transferimin e Haaland: Fake News

Ditët e fundit Mino Raiola i shoqëruar edhe nga babai I Erling Haaland udhëtoi drejt Spanjës për të zhvilluar takime me drejtuesit e Realit të Madridit e Barcelonë dhe në median e vendit iberik menjëherë filluan të qarkullonin lajme që kishin të bënin me një komision me vlerë marramendëse që pretendoi agjenti I talentit norvegjez për transferimin e mundshëm të tij; 70 milionë Euro nga të cilat 30 milionë janë për firmën e futbollistit, 20 milionë për të atin dhe 20 milionë Euro të tjerë për vetë Raiolën

Por këto zëra u përgënjeshtruan me forcë nga Mino Raiola që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale  I përkufizoi këto lajme si të rreme. Gjithsesi pavarësishtr vlerës së pretendimit të Raiolës, ajo që duket se është e sigurt është se kjo verë pritet të jetë shumë e nxhetë për Haaland dhe agjentin e tij.

Sfidanti.al