Cili hall është më i madh? Apo siç thonë të moçmit: halli hallit nuk i gjan! Nga njëra anë Kombëtarja po qan se ka mbetur pa pasaporta diplomatike, kurse në anën tjetër po qajnë tifozët ngaqë Kombëtarja ka humbur “pasaportën” e lojës sa dhe me San Marinon e fundit të botës së topit , tanët nuk luanin dot si ambasadorë! Ndofta ngaqë nuk janë më ambasadorë kur dalin në fushë, sidomos me “bishtin e kavallit” me Andorrën dhe me San Marinon, ndaj edhe kanë mbetur pa pasaporta diplomatike, shyqyr që nuk i lanë edhe pa karta identiteti…
Po ku ka alibi më të madhe se të merresh në këto momente me hallin e pasaportave, kur ekipi kombëtar po na dërgon në zemër të krizës. Në një krizë të tillë morale sa nuk shpëton dot pa pyetjen: është punë trajnerësh kjo që po ndodh me Kombëtaren apo vepër e një drejtimi të tredhur nga sipër? Kujtoni pak sa trajnerë të huaj kemi përcjellë , sa miliona euro kemi shpenzuar ta dhe për ekipin e luksit..Kombëtaren dhe, për ironi, jemi prapë aty ku u nisëm në fillim, apo më keq akoma..” Zbulojmë” talente çdo ndeshje, por në lojë na presin zhgënjime të talentuara…
..Të gjithë po qajnë për pasaportat, madje edhe i madhi, presidenti Duka, as nuk e ka mëndjen fare tek loja arkaike në fushë, por tek loja “diplomatike” kur thotë nga ekrani: “ Kur janë dhënë ato pasaporta, na quanin ambasadorët më të mirë..” Në këto momente, që jeni shpallur ambasadorët më të këqinj, për të cilët ke frikë të thuash se janë ekipi që na perfaqeson, shyqyr zotit që u kanë mbetur kartat e identietit për t’i njohur se në lojë nuk njihen më…
Sfidanti.al