Cili është shqetësimi i trajnerit të përfaqësueses së Brazilit, Tite, kur flitet për të ndalur një njeri të vetëm dhe jo një skuadër. Nu ka dyshim se halli quhet Leo Mesi dhe Tite ka bindjen e verbër se nuk është e mundur që të neutralizosh tipa si Leo Mesi apo Nejmar. Në prag të ndeshjes për kualifikimet e Rusi 2018-të, trajneri ka dhënë disi mendime.
“ Aksionet e Mesit dhe Nejmarit janë shumë të rrezikshme dhe ata nuk mund të ndalen nga askush. Ju i keni parë sesi përulen kundërshtarët kur ndeshen me ta”- ka thënë Tite në një konferencë shtypi para gazetarëve. Ai ka thënë se mund të jesh “një gomar”, nëse nuk ke njohur talentin pa kufi të yllit argjentinas. Sidoqoftë, vetë Nejmar, por edhe Kutinjo, kanë mohuar të tregojnë frikë para ndeshjes me Argjentinë. Respekti është fjala e duhur.