Higuain paska ikur si “hajdut”  nga Napoli..

Disa gjera nuk harrohen kurrë. Fjala tradhëti  nuk është përmendur , por është e qartë se koncepti është aty. Jose Kajehon ka folur gjatë për Napolin dhe raportet e tij me futbollin italian në mikrofonët e  “Onda”.  Midis gjithë argumenteve të trajtur nga futbollisti spanjoll, u fol edhe për kalimin e Gonzalo Higuain tek Juventusi, të cilin tifozët e Napolit e përjetuan si një tradhëti.

“Ai zgjodhi Juventusin dhe sigurisht tifozët tanë nuk e pëlqyen këtë, sepse janë shumë të lidhur me beniaminët e tyre.  Unë kam patur një raport shumë të mirë me të, kurse ai nuk më tha gjë..”- zbuloi pengun Kajehon.

Edhe Kolibali, mbrojtësi i Napolit, ka një koment special për largimin e argjentinasit nga ekipi: “ Ishte zgjedhja e tij dhe secili bën çfarë të dojë në karrierën e tij.  Ajo që ishte e çuditshme, Higuain nuk i tha askujt dhe u largua pa thënë një fjalë. Unë në vendin e tij, nuk do ta kisha bërë kurrë”.