Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Filip Lahm, që këtë të premte feston 33 vjetorin e tij e kishte parashikuar largimin nga ky sport në 2018, vit kur i skadon edhe kontrata me klubin bavarez, por 8 herë kampioni i Gjermanisë deklaroi se fiziku i tij nuk ia lejon më që të luajë gjatë gjithë kohës në nivelet më të larta.
“Tërheqja nga futbolli në fund të këtij sezoni është diçka që po e mendoj. Nuk e përjashtoj aspak këtë opsion”, tha Lahm në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.
“E kam thënë edhe më parë se 2017 mund të jetë viti im i fundit si futbollist dhe nuk kam ndryshuar aspak mendje. Gjithsesi kam edhe një vit kontratë me Bajernin dhe nuk e kam me ngut marrjen e një vendimi të tillë”, vijoi ai.
Shumë pikëpyetje në radhët e United, ku duket se pritjes për një përgjigje i ka ardhur fundi. Tashmë është momenti që fajtorët të marrin mbi supe peshën e përgjegjësisë dhe për këtë Jose Mourinho nuk ka ndërmend të presë më dhe aq gjatë.